FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Viktima e parë nga Covid-19, Haradinaj: Kosova sot pësoi nga pandemia por dhe nga keqmenaxhimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimën e parë në Kosovë nga Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keqmenaxhimi.

”Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri. RH”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?