VIP-at kosovarë që thonë nuk ekziston virusi do dënohen nga shteti
Vjosa Osmani ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një masë paraprake për të luftuar përhapjen e Covid-19.
Sipas saj peronat me pozitë dhe ndikim në shoqëri që përhapin informacione se koronavirusi është i rremë dhe nuk ekziston meritojnë të ndëshkohën.
“Nëpërmjet këtij projektligji të parashikojmë ndëshkimet në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus. Pra, duket të ketë ndëshkime konkrete për persona të tillë, për dëmin që bëjnë në shoqëri në kohë pandemie [i cili] është jashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë të pandëshkuara.”
Kujtojmë se në mars, Robert Berisha, teksa përgatitej për një koncert në Nju Jork, tha se “do të digjet neja [skena]” dhe ftoi njerëzit të shkojnë në koncert. Madje shkoi edhe më tej duke thënë se “s’je shqiptar i vërtetë nëse trembesh nga virusi” a thua se virusi pyet se je shqiptar. Në një portestë pa maska dhe doreza në mes të qershorit, Labinot Tahiri u shpreh se ”virusi është një gënjeshtër” dhe se “u ka dhënë dorën 10 mijë vetave”.
“10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër. A jemi 20 veta bashkë? Më thoni pas një jave nëse do të sëmuret njeri, nëse dikush infektohet nga unë, mbaj përgjegjësi për ju dhe shkoj në burg për ju.”