Vizita në Bruksel, Haradinaj-Kurtit nga Kuvendi: Mos je agjent i Serbisë?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka pyetur në seancën e sotme plenare kryeministrin Albin Kurti se mos është agjent i Serbisë.

Pyetja e Haradinajt në Kuvend vjen pas darkës së Albin Kurti me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaratës për kriminelët e luftës.

“Kam dy pyetje për kryeministrin Kurti. A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit. Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto.”

Po ashtu, Haradinaj e pyeti Kurtin se çfarë është duke i sjellë realisht Kosovës nga vizitat në Bruksel.

“Nga shkuarjet në Bruksel, çka realisht po i sillni Kosovës?”

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

SHKARKO APP