FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjosa Osmani: E drejta e votës nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila “nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.

Reagimi vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori të hënën një vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në kohën kur KQZ-ja i thërret për verifikim. “E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook. “Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, tha Osmani.
Pika IV e vendimit të KQZ-së thotë se “nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”. Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt. KQZ-ja po ashtu mori vendim që periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës të fillojë më 13 janar dhe të përfundojë më 21 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?