Vjosa Osmani e pranueshme për VV si Presidente

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë person mbipartiak. Konjufca, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa Osmani është një persona shumë i respektuar nga Vetëvendosje dhe për ta është i pranueshëm si person në të gjitha pozitat që janë negociuar.

Ai ka thënë se pozita e presidentit nuk është hedhur në negociata nga Vetëvendosje. Nënkryetari i Vetëvendosjes, thotë se kjo parti mendon se Kosova ka ardhur në një stad ku zgjedhja e presidentit të bëhet në një mënyrë tjetër. “Të ulen të gjitha partitë dhe të vijmë në një president që Kosovës i bën nder, është president mbipartiak dhe përfaqëson unitetin e të gjithë popullit në Kosovë”.

Në një plan B e që do të përfshihej edhe emri i presidentit, Konjufca ka thënë se për ta emri i Vjosa Osmanit nuk paraqet ndonjë problem për presidente. “Për në emri i Vjosa Osmanit si presidente nuk paraqet kurrfarë problemi në kuptimin e asaj ka ajo besoj që do të përformonte”. Konjufca thotë se Osmani e për shkak të përgatitjes do tu përmbahej kompetencave që duhen për një president.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?