Kryeparlamentarja Vjosa Osmani flet si Presidente e Kosovës

Menjëherë sapo mori përgjegjësinë për detyrën e të parës së vendit, Vjosa Osmani i është drejtuar popullit nga pozita e Presidentes së Kosovës. Ajo thotë se Tribunali Special është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së ndaj saj.

”Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtetndërtim. Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore. Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve. ”Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin. Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”,-tha më tej Presidentja e Kosovës.

SHKARKO APP