Vjosa Osmani kryen homazhe te memoriali i Skënderbeut në Lezhë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur një vizitë tre ditore në Shqipëri, dhe fillimisht ka kryer homazhe te memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në qytetin e Lezhës.
Ajo tha se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar, është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.
“Ai bëri atë që na duhet më së shumti sot. Përveç se ishte gardian i vlerave të qytetërimit perëndimor, ishte edhe model i unifikimit. Ai dikur mbrojti vlerat e qytetërimit, të cilin e synojnë bashkë Kosova e Shqipëria”, ka theksuar Osmani