Vjosa Osmani me “dorë të hekurt”, pezullon konkurset në zyrën e Presidentit
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një sërë vendimesh ditët e fundit duke shkarktuar disa nënpunës, ndërkohë që një tjetër ndryshim ka ardhur sot.
Osmani mësohet se ka pezulluar të gjitha konkurset aktive në Zyrën e Presidentit të shpallura më herët.
“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.
Sakaq ditën e djeshme presidentja Osmani shkarkoi edhe kosujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.