Vjosa Osmani: Mos votoni rrëzimin e qeverisë Kurti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, me katër vota pro dhe dy kundër, ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, nesër në orën 11. Seanca do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit, pavarësisht se mund të ketë shkelje të rekomandimit për ruajtje të distancës fizike nga COVID-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, konfirmoi se vota e saj dhe e nënkryetares Arbërie Nagavci, ishte kundër seancës dhe se do jetë edhe kundër mocionit. Kurse si nënkryetarja e LDK-së, Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të votojnë kundër rrëzimit të qeverisë.

”E mbështesë deklaratën e ambasadave të QUINT-it për unitet dhe ruajtje të integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëj thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrahin atë”.

SHKARKO APP