Vjosa Osmani nga samiti i BE: Vuçiç vazhdimësi e mendësisë së vjetër, Serbia s’ka pranuar krimet e luftës

Mesazhe të forta vijnë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga samiti i BE që do të mbahet në Tiranë.

Ajo u shpreh se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendit më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.

SHKARKO APP