Vjosa Osmani përshëndet vendosjen e diplomacisë mes Kosovës dhe Izraelit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshendetur lidhjen e diplomacisë nes Kosovës dhe Izraelit. Në një komunikatë nga zyra e presidencës thuhet se marrëdheniet mes dy popujve kanë qenë historikisht të fuqishme dhe miqësore. Ky njoftim i Presidentes ka ardhur pasi ajo personalisht nuk mori pjesë në ceremoninë që u mbajty ditën e sotme për diplomacinë.

“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani përshëndet aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

SHKARKO APP