FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

Kndidatja për Presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se zëri i qytetarëve këtë herë ishte edhe më i qartë se ata duan kompromis midis forcave politike në mënyrë që institucionet të krijohen së bashku e jo vetëm nga një forcë politike.

”Kompromisi është i domosdoshëm jo vetëm për të zgjedhur një President, por edhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e Parlamentit. Pra, për të tre institucionet do të na duhet një kompromis i ri, dhe nuk mendoj se kompromisi duhet parë si një fjalë e keqe apo si diçka negative. Përkundrazi, është vlera më e mirë që mund të ketë politika.

Të gjithë do të duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, dhe ne jemi të gatshëm t’i japim vendit tonë pikërisht këtë kompromis, për hir të interesave të qytetarëve tanë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë me partitë politike, me partitë kryesore politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk duam të bisedojmë me të vetmen parti politike serbe që ka marrë pjesë në akte agresioni dhe në shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por çdo parti tjetër këtu, të gjithë kundërshtarët tanë politikë, janë të mirëpritur të ulen me ne që të mund të gjejmë një kompromis politik, dhe do të thosha sa më urgjentisht të jetë e mundur”, tha Osmani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?