Von Der Leyen i bashkon në Bruksel. Kurti: Hiqni masat; Vuçiç kërkon mbrojtje për serbët në veri

Në drekën e shtruar nga Ursula Von Der Leyen këtë të enjte në Bruksel, ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit, përshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presdentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shfrytëzoi për të përsëritur thirrjen për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar zgjerimin si përgjigjien më të mirë për ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Europës, ndërsa ka kërkuar që të trajtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

“Kurti theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat kufizuese mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta, të hiqen”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kishte biseduar me Von Der Leyen për rrugën europiane të Serbisë dhe planin e rritjes ekonomike, që ishte edhe në fokus të drekës së punës. Vuçiç ka theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për integrimin në BE, ndërsa njoftoi se së shpejti do të marrë këstin e parë prej 112 milionë eurosh nga Plani i Rritjes.

Presidenti serb njoftoi gjithashtu se i ishte ankuar Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varheliy për situtatën shqetësuese të serbëve në Kosovë, siç u shpreh, duke kërkuar angazhim më aktiv të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtjen e serbëve.

SHKARKO APP