Votimi i Demarkacionit/Arrestime deputetësh, gaz lotsjellës dhe protesta
Kuvendi i Kosovës sot ka betejën e Demarkacionit, ku që në orët e para të mëngjesit, mediet në Kosovë, bënë me dije se ka pasur arrestime deputetësh, përplasje dhe gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 80 çanta të mbushura me shishe të koktej molotovi. Kuvendi pritet të votojë ligjin për vijën e demarkacionit me Malin e Zi, ku Vetëvendosja ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë me protestën e saj.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të mëdha të Policisë së Kosovës, të cilat po bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty të arrij edhe njësia për dominim. Rasti është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Arrestimi i parë pas kontrolleve, është bërë ndaj deputetes së Vetvendosjes, Donika Kadaj Bujupi e ndaluar nga agjentë të policisë. Nga informacionet e fundit rezulton se ajo është ndaluar gjatë kontrollit në selinë e Kuvendit të Kosovës nga agjentët e sigurisë. Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka gjetur një sprej në çantën deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi. Kjo është arsyeja pse policia edhe e arrestoi atë.
Pak më vonë, në pranga ka rënë edhe deputetja tjetër Aida Dërguti, e cila është ndaluar në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup. Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të jenë në sallë për arsye sigurie. Mungesa e tyre pamundëson ratifikimin e marrëveshjes.
Shumica e deputetëve të opozitës tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit. Në sallë janë edhe disa nga deputetët e koalicionit PDK-LDK dhe disa ministra. Të pranishëm sallë janë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.