Votimi i qeverisë Hoti/ Gashi i LDK-së: Vjosa Osmani juriste e përgjegjshme

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kerkesën për seancë, sa i takon votimit të Qeverisë Hoti do ta bëjnë pas publikimit të plotë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gashi tha se janë konsultuar edhe me Vjosa Osmanin, e cila do ta respektojë interpretimin e Kushtetueses. Ai tha se janë në konsultime të vazhdueshme me partnerët dhe se ende nuk e dinë kush do jenë ministrat e LDK-së në Qeverinë Hoti.

Gashi u shpreh se Osmani është një juriste e përgjegjshme dhe se ajo i respekton vendimet e Kushtetueses.

Po ashtu tha se nuk e di nëse Vjosa Osmani do vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij kjo i takon dikujt tjetër.

SHKARKO APP