Votimi për Gjykatën Speciale? Hashim Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi

Ish-kryeministri Hashim Thaçi, në intervistën për Rubikon në Klan Kosova ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Thaçi që aso kohe ishte zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës.

”Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”,-u shpreh Thaçi.

Për të Kosova e bëri zgjedhjen e parë, themelimin e Speciales në koordinim me SHBA-të dhe BE-në, zgjedhje të cilën e quajti shumë sfiduese por më e përgjegjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rubikon me Adriatik Kelmendin - Hashim Thaçi ekskluzivisht nga Haga! - 24.07.2025 - Klan Kosova

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?