Vrasës i rrezikshëm/ Kosova ekstradon malazezin e shumëkërkuar

Ministria e Drejtësisë e Kosovës njoftoi se autoritetet e Kosovës kanë ekstraduar në Mal të Zi Mario Millosheviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë. Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ekstradimi i “një prej personave më të kërkuar në Mal të Zi” është kryer me sukses të martën, më 5 nëntor.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, emri i Millosheviçit lidhet me një nga grupet e organizuara kriminale në Mal të Zi, përgjegjës për likuidime të shumta.

Millosheviç thuhet se ka qenë edhe anëtar i grupit kriminal që ka kryer sulm të armatosur kundër gazetares së të përditshmes “Vijesti”, Olivera Llakiç. Në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë thuhet se nga shtatori i vitit 2017 deri në nëntor të këtij viti, Kosova ka ekstraduar 165 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?