Vrasja e gjeneralit, Haradinaj në krah të SHBA: Irani të marrë hapat e domosdoshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vrasjen e gjeneralit iranian, Soleiman, nga forcat amerikane.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se vrasja e gjeneralit për vetëmbrojtje është mbrojtje jo vetëm për SHBA, por edhe për lirinë e demokracinë gjithandej.

“Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të”, shkruan Haradinaj.

SHKARKO APP