Vrasja e Ivanoviç. Thaçi, bisedë telefonike me presidentin serb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. I pari i vendit i ka raportuar presidentit serb për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut, të martën.
Në këtë bisedë telefonike, të dy Presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, bën të ditur Presidenca kosovare, nëpërmjet një njoftimi.

“Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy Presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë çështje Presidenti Thaçi ka siguruar Presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidencës, Thaçi gjithashtu theksoi se, organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë që t’u jepet kohë e mjaftueshme që organet kompetente të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i kryesve të kësaj vrasjeje, theksuan të dy Presidentët”, thekson njoftimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetaexpress.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?