Vrasja e Liridona Ademajt, publikohen për herë të parë në seancë pamje nga nata e vrasjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca ndaj 4 të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Mediat kanë mësuar se gjatë seancës, ku janë të pranishëm janë edhe familjarët e Liridonës, u prezantuan edhe disa pamje të reja nga nata fatale kur u vra 30-vjeçarja.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani për vrasjen e Liridonës, thuhet u bë nga bashkëshorti i saj, i akuzuari Naim Murseli si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Naim Murseli siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë u krye vrasja e Liridonës.

Seanca duhej të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak minuta pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?