Vrau vajzën dhe dhëndrin, babai del nga gjendja e rrezikut, detaje nga marrëdhënia e tij me Linditën

55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili vrau në natën e ndërrimit të viteve vajzën e tij Linditën dhe dhëndrin Veton Musai, është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas “Daily Mail”, tashmë shqiptari do të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ai nuk jetonte me vajzën, pasi Lindita Musai ishte rritur vetëm me nënën, pasi çifti ishte ndarë prej kohësh.  55-vjeçari nuk kishte precedentë të theksuar kriminalë, por vetëm një herë ishte ndaluar nga autoritetet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, kur ajo u ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me burrin, Veton Musai paraditen e 31 dhjetorit.

Pasi qëlloi mbi çiftin, ai tentoi të vrasë edhe veten, por që ia ka dalë të mbijetojë pa lëndime serioze për jetën.

SHKARKO APP