Vritet me thikë 19-vjeçari, sherri mes dy grupeve për makinat
Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar, sic konfirmon prokurori Ramiz Buzhala.
“Janë dy grupe dhe janë perfshire 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur, i datelindjes 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”- ka thene ai,
Sipas tij, sherri ka ndodhur per shkaqe banale. “Jo me pe, jo ti e keshtu”- ka thene ai. /Gazeta Express