Vuçiç ka një mesazh për Kosovën

“Nuk kam pritje të mëdha, është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, dhe se gjithçka të zgjidhet në mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiç për mediat serbe.

Vucic shpreson gjithashtu se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të vendosë që takimet të jenë më të zakonshme, për shkak se, sipas tij, incidentet po ndodhin pikërisht kur mbledhjet nuk mbahen për një kohë më të gjatë.

Ai ka thënë se këmbëngul që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut, edhe pse siç ka thënë më tej Vuçiq, e ka humbur disi besimin tek negociatorët nga pala shqiptare, shkruajnë mediat serbe.

“Unë e kam humbur besimin në përfaqësuesit shqiptarë,… Si mundet t’i besoni dikujt që flet bukur, e pastaj, të nesërmen të dërgojë 14 tanke dhe t’u thotë të futen, unë nuk e di se ku”, ka thënë Vuçiç duke porositur autoritetet në Prishtinë që të “mos luajnë me mjete dhe me armë”.

SHKARKO APP