FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Kemi 10 herë më shumë buxhet për ushtrinë se Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vazhdoi me provokimet ndaj Kosovës, duke i vënë në shënjestër të gjitha autoritetet qeverisëse, nga kryeministri Albin Kurti të cilin e quajti aq të përvuajtur sa nuk mundet as ta fyej më.

Ai njoftoi se ka synim që shërbimin ushtarak në Serbi të jetë i detyrueshëm për qytetarët serbë, përveç ushtrisë profesionale. Ai shtoi se nuk shqetësohet fare se çfarë mendojnë në rajon për përforcimin e ushtrisë serbe, pasi kishte përgatitur batutën për kryeministrin Kurti dhe liderët tjerë ballkanik.

“A iu kam borxh atyre t’iu raportoj, apo popullit tonë? Çfarë doni, që ne të jemi thes boksi e të na godasin, përkundër heroizmit të ushtarëve dhe oficerëve tanë, sikur të nëntëdhjetave. Ata që po armatosen që të gjithë. Që po veçojnë nga 20 për qind të municioneve të tyre nëpër depo.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pse po blini helikopterë nga SHBA dhe kundërajror nga Gjermania pra. Kë doni të sulmoni, Austrinë apo Slloveninë? Kurti tha se do të ketë 130 milionë buxhet për ushtri. S’ka problem, ne do të kemi një miliardë e gjysmë” tha Vuçiç. /INA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?