Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.

SHKARKO APP