Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 11:19 Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë Nga Asambleja e PS kryeministri Rama ka caktuar drejtuesit e rinjë politikë për PS për Tiranën, ata janë Ervin Demo dhe Albana Koçiu. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vuçiç kërkon të prishë marrëveshjen e nënshkruar tek presidenti Trump

Kosova E diel, 6 Shtator 2020 20:03
Vuçiç kërkon të prishë marrëveshjen e nënshkruar tek presidenti Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium 1-vjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare.

Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur.

Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”.
Kjo është pika e parafundit e dokumenteve të nënshkruara nga pala kosovare dhe ajo serbe në Uashington.

Megjithatë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vetëm dy ditë pas nënshkrimit të këtij dokumenti, ka vendosur ta shkelë atë.

Pjesë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë ishte edhe pika ku Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën. Po ashtu, Kosova dhe Serbia janë zotuar se do t’i hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Por, njohja formale nga Izraeli ende nuk ka ardhur. Për këtë, Vuçiçi ka kërkuar nga ky vend që ta rimendojë vendimin për njohje të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

‘Ata janë miq tanë, vëllezër, dhe shpresoj se ashtu edhe do të mbeten, dhe i lus edhe një herë që të rimendojnë se çfarë vendimi do të marrin’, ka thënë Vuçiçi sot para mediave në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

Presidenti serb tha se i kupton lojërat politike në të cilat ‘dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman, duke menduar në Kosovën, e njeh Izraelin’, por shtoi se duhet pritur, sepse Izraeli fillimisht duhet të marrë vendim për çështjen e Kosovës.

Ai shton se do të donte të shihte se çfarë do t’i thotë presidenti turk presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kryeministrit Avdullah Hoti nëse e hapin ambasadën në Jerusalem.

Në konstatimin se Turqia nuk është e kënaqur as me Serbinë që po e zhvendosë ambasadën në Jerusalem, Vuçiçi tha se të gjithë janë nga pak të pakënaqur.

‘Ka shumë që janë të pakënaqur për gjëra të ndryshme, të shohim… të shohim se çfarë do të bëjë Izraeli, a do ta njohë Kosovën… Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur ta nënshkruajë atë dokument, por e ka pasur dokumentin e vet’, tha Vuçiçi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai shtoi se Serbia dhe Izraeli janë miq, ndërsa theksoi se Serbia qysh në vitin 1917 ishte vendi i parë në botë që e miratoi deklaratën e Balfourit dhe e ka njohur Izraelin, gjë të cilën ai shpreson se do ta vlerësojë qeveria izraelite.

‘I kuptojmë lojërat politike ku dikush dëshiron të thotë se edhe një vend tjetër mysliman, Kosova, do ta njohë Izraelin. Super nëse Kosova e njeh Izraelin, por së pari duhet Izraeli ta njohë Kosovën, kurse atëherë Kosova le ta bëjë punën e vetë… Të shohim çfarë do t’u thotë Erdogani Thaçit e Hotit’, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

/27.al

Etiketat e lidhura

vucic
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 15 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 1 ore

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 1 ore

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 1 ore

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.