Vuçiç në Kosovë. Ja kë do takojë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, do të vijë për vizitë nesër në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbet e Kosovës. Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, transmeton kp.

Kjo është agjenda e Vuçiçit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiç të vizitojë Kosovën.

SHKARKO APP