Vuçiç: Nuk dua luftë me Shqiptarët

Presidenti Aleksandar Vuçic ka deklaruar se Serbia po lufton kundër 19 vende të botës për Kosovën. Në një interviste televizive ai ka lënë të kuptohet se Prishtina gëzon jo pak mbështetje nga vendet e perëndimit.

“Ne kemi armiq në shumë vende perëndimore, keni parë atë që kemi pasur me britanikët në ditët e fundit. Ne luftojmë të vështirën, në kushte thuajse të pamundura, për të bërë më të mirën për popullin tonë. Ne jemi duke luftuar për Kosovën kundër 19 vende të botës”,- tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serb tha se nuk do donte ndonjë konflikt me shqiptarët, apo ndonjë popull tjetër. “Unë jam duke u përpjekur që të shpreh diçka të mirë për popullin serb, sepse në qoftë se ky trend vazhdon, nuk do të ketë më njerëz në Kosovë. Ne jemi duke u përpjekur të ruajmë të shenjtën në Kosovë. Ne jemi duke luftuar për të ruajtur paqen për fëmijët tanë, sepse unë e di se kam punuar shumë për të ruajtur paqen në rajon”,- tha Vuçiç.

Ai iu përgjigj dhe zërave se ka pasur takime të fshehta për bisedime me shqiptarët, duke thëne se i ka takuar ata  vetëm në prani të zyrtarëve të bashkësive ndërkombëtare.  “Mua më duket se amerikanët për herë të parë kanë treguar dëshirën për një zgjidhje rreth Kosovës, ndryshe nga disa të tjerë që nuk besoj se duan. Pa botën nuk mund ta zgjidhim problemin rreth Kosovës”,- tha Vuçiç.

SHKARKO APP