Vuçiç nuk fjeti për shkak të UNESCO’s. Mesazh popullit serb: Kokën lart!
Një ditë pasi Bordi Ekzekutiv me shumicë votash kaloi Rezolutën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, reagimi i Beogradit ka qenë i menjëhershëm.
Derisa, tek sot, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar disfatën në Paris. Ai ka promovuar qasjen fataliste që tashmë është etabluar thellë në kulturën e popullit serb.
“Kokën lart”, – ka qenë mesazhi i Vuçiç për popullin serb. Ai ka thënë për mediat në Madrid se në takimin në Paris asgjë nuk ishte e humbur për Serbinë.
"Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është, kokën lart… Unë personalisht nuk e kam bërë një sy gjumë të mirëfilltë", ka pranuar Vuçiç.
Kryeministri i Qeverisë së Serbisë ka thënë se është mirënjohës për vendet dhe përfaqësuesit e tyre më të lartë të cilët kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës. "Luftën do ta vazhdojmë në Konferencën e Përgjithshme”, – ka shtuar ai.