Vuçiç ofron ndihmë: Gati të bashkëpunojë me Kosovën për koronavirusin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.
Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiç shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Presidenca e Serbisë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçiç.
Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën. Bëhet e ditur se Vuçiç dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

SHKARKO APP