Vuçiç: Referendum për Kosovën

“Nuk do të na lejojnë të hyjmë në Bashkimin Evropian pa një zgjidhje të qartë të kufirit. Si do ta zgjidhim atë, kjo është një çështje tjetër. A do ta zgjidhim apo jo? Populli me siguri në ndonjë referendum do të duhet të thotë atë që mendon”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha se në dy, dy muaj e gjysmë do të propozojë zgjidhjen më pak të keqe për Kosovën. Ai, siç vuri në dukje, me siguri nuk do të ikë nga përgjegjësia e shprehjes se cila është zgjidhja më pak e keqe, sepse nuk ka zgjidhje të mira, raporton gazeta serbe “Blic”, transmeton zeri.info

Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim thotë për “Blic” se koha për në BE tashmë po skadon. “Mendoj se afati i fundit që BE-ja do ta tolerojë është fundi i këtij ose fillimi i vitit 2019. Momenti i vendimit po vjen drejt fundit”, thotë Popov.

Ai thotë se nga sjellja e zyrtarëve serb, përfshirë presidentin e Serbisë, nuk mund të dalë në përfundimin se në cilin drejtim do të shkojë Serbia.

SHKARKO APP