Vuçiç: Ruajtja e paqes, interesi më i madh i serbëve në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje se, nuk mund të pajtohet me të gjithë ata që ka dëgjuar të flasin në Mitrovicën e Veriut dhe tha se “interesi më i rëndësishëm dhe më i madh i serbëve në Kosovë është ruajtja e paqes”.

“Unë nuk mendoj se jeni kundër, por them se asgjë tjetër nuk nevojitet në këtë moment të paqes dhe mbijetesës në vatrat tona”, tha Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicë.

Vuçiç: Nuk do të ketë mëshirë ndaj vrasësve të Oliver Ivanoviçit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mbajti një takim tre-orësh me udhëheqësit politikë të serbëve në Kosovë në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të terrorit pas vrasjes së tmerrshme të Oliver Ivanoviçit, kemi biseduar në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, respektimin e Rezolutës 1244… Por përgjigja ime është se unë shpresoj se Serbia do të japë para, kryesisht për kopshte, shkolla , spitalet … Interesi më i lartë i serbëve është paqja, të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në vatrat e tyre. Ne, gjithashtu, diskutuam për krijimin e unitetit, besimit dhe respektit në mesin e serbëve, dhe këtu në veri, por edhe kudo. Ne do të lejojmë që institucionet e Prishtinës, të cilat kanë juridiksion efektiv , të tregojnë rezultatet e hetimit të vrasjes së Ivanoviç, sepse zgjidhja është e nevojshme për shkak të frikës që njerëzit ndiejnë, por edhe të ardhmes. Ne duam të dimë emrat e autorëve dhe bosët, kushdo që janë ata, serbë, shqiptarë ose të huaj të tjerë. Ndaj tyre nuk do të ketë mëshirë “, tha ai.

Vuçiç gjithashtu pasqyroi situatën aktuale në veri të Kosovës, ku shumica e oficerëve të policisë, siç kujton ai, janë të nacionalitetit serb.

“Detyra jonë ishte të flasim për projekte të reja, njësive të banimit dhe ndihmës për zhvillimin e Kosovës. Nuk do të vijnë investues të mëdhenj, derisa nuk kemi zgjidhur çështjen e statusit, por ne duam të luftojmë për këtë. Ne të gjithë e kemi kuptuar se çfarë është për ne Kosova dhe cila është detyra jonë. Kemi biseduar për gjithçka hapur. Jam i lumtur që jam tani në rrugë, pavarësisht kiametit, është parë një numër i madh. Kjo është shtëpia juaj e vetme. Ju lutem mos qani dhe të qëndroni, dhe që neve të na lini t’i zgjidhim gjërat me politikë dhe bisedime, jo me armë. Ne bëjmë të gjitha detyrat tona, Prishtina asnjë. Shpresoj se kur të vijë herën tjetër, të mos e kem të vështirë dhe të pakëndshme,” përfundoi presidenti serb, transmeton KosovaPress.

Pas takimit, presidenti i Serbisë bisedoi me qytetarët për situatën aktuale në qytet pas vrasjes së Ivanoviçit, frikën dhe pritjet e tyre.

SHKARKO APP