Vuçiç: Sa jam bërë kryeministër vetëm dy shtete e kanë njohur Kosovën

 

Aleksandar Vuçiç, kryeministër i Serbisë është lavdëruar sot se qëkur është në krye të qeverisë serbe vetëm dy shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Ai është zgjedhur kryeministër i Serbisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që u mbajtën në marsin e vitit 2014 (tre muaj para zgjedhjeve në Kosovë, vërejtje e Koha.net) kur Ivica Daçiç u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.

Vuçiç beson se platforma për negociata në Kapitullin 35 që merret me Kosovën do të jetë më e favorshme për Serbinë se sa ajo që është publikuar në opinion dhe se amendamenti i Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Kroacisë nuk do të ekzistojë.

“Në vendet e Bashkimit Evropian eksportojmë 60 për qind të mallrave, çfarë do të ndodhë nëse heqim dorë nga ky eksportim, e në rajon eksportojmë 13 për qind të mallrave”, ka thënë Vuçiç

SHKARKO APP