Vuçiç: Serbia nuk e pranoi njohjen e ndërsjellë me Kosovën në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në takimin në Uashington, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy vendeve.

Marrëveshja, e nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, parashikon, mes të tjerash, edhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.

Duke folur për gazetën “Dnevni avaz”, Vuçiç tha se Izraeli është shtet sovran dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë, teksa shtoi se Serbia, i dërgoi një mesazh Izraelit, që është ishte i qartë, por nuk dha më shumë detaje.

SHKARKO APP