Vuçiç: Trump mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar që bisedimet e delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, ka shumë mundësi që do të mbahen më 3 dhe 4 shtator dhe se i pranishem mund te jete dhe presidenti Trump.

“Për shkak të mundësisë, por mos më mbani për fjale, por thonë që ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump, në rast se ne merremi vesh për diçka”, theksoi Vuçiq të shtunën, më 22 gusht, gjatë një interviste në Televizionin serb “Prva”.

Në konstatimin e gazetarit që presidenti amerikan, në rastin kur bëhet fjalë për vendet e vogla, paraqitet vetëm kur është diçka tejet e rëndësishme, Vuçiq u përgjigj, duke thënë “kjo më shqetëson”. Të premten, Vuçç kishte folur për mundësinë e shtyrjes së takimit në Uashington, që është paralajmëruar për 2 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, nga Qeveria e Kosovës, më 21 gusht, deklaruan për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë informacione nëse takimi do të shtyhet. Xhavit Beqiri, keshilltar për media i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se “ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për mundësinë e shtyrjes së takimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese iu përgjigjën pozitivisht pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Administrata amerikane ka konfirmuar për REL se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas pothuajse 2 vjetësh ndërprerje, rinisi në Bruksel më 16 korrik të këtij viti.

Ky proces ishte pezulluar në nëntor të vitit 2018, për shkak të një takse që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj importeve nga Serbia. Kjo taksë më pas u zëvendësua me reciprocitet, por qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, me qëllim, që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?