VV, Haxhiu thirrje simpatizantëve: Të festojmë në shtëpi, jo në sheshe

Zyrtarja dhe kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, u shpreh se forca politike që ajo përfaqëson është duke duke pritur rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Ajo u bëri thirrje simpatizantëve të saj të festojnë nëpër banesa për të shmangur infektimin e mundshëm me Covid-19.

“Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala referendum ak qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike.

Edhe një herë, mos të festojmë në sheshe por pranë familjes. Duke e ditur se festojmë me zemër”, u shpreh ndër të tjera Haxhiu.

SHKARKO APP