Zbulohet marrëveshja e partive për demarkacionin

Është arritur sot marrëveshja me LDK’në për ratifikimin e demarkacionit për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Gazeta Eksspres ka publikuar dokumentin e plotë. Në dokumentin e marrëveshjes është shtuar fjala ‘orientim’ në pikën 2 të Nenit 3

Neni 3

1. Pjesë përbërëse e këtij ligji janë:

1.1 Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjen më datë 26 gusht 2015:

1.2 1.2. Deklarata e Përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, SH.T.Z. Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018.

2. Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror = për orientim.

Ndërkohë kjo mungonte në dokumentin paraprak.

Në dokumentin final pika 1.2 e Nenit 3 është deklarata e Presidentëve, ndërkohë kjo ishte lënë krejt në fund në dokumentin paraprak.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të mërkurën e javës tjetër do të kenë në dorë dokumentin i cili nëse do të votohet pritet që të përmbush kushtin e fundit për liberalizim vizash.

 

SHKARKO APP