FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit në Kosovë, LDK nominon Lumir Abdixhikun për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër. Ky vendim erdhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje, megjithatë ka lënë të hapur mundësinë që parti të vogla ose individë të garojnë në listën e LDK. Ai tha se janë të hapur edhe për Nismën e Fatmir Limajt, që të jenë pjesë e listës së partisë së tij.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në datën 28 dhjetor të këtij viti, pasi Lëvizja VetëVendosje nuk arriti dot të formonte Qeverinë pas disa tentativave rresht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?