Zgjedhjet e parakoshme dhe Presidenti i ri/ Osmani: Në janar qartësimi
Në vizitën e parë në Shqipëri, si Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani fillimisht u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në konferencën e përbashkët, Osmani u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e parakohshme dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri, për të cilat tha se në janar do të qartësohen sesi do të procedohet.
”Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana”, tha ajo.