Zgjedhjet/ KQZ: Deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë.

Deri në orën 13:00 kanë votuar gati gjysma e shtetasve të regjistruar për votim fizik në ambasada e konsullata në 18 vende të botës.

“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë janë hapur për votim edhe përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?