Zgjedhjet në Kosovë, 29% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 29% të qytetarëve me të drejtë vote.

Në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, në shkollën “Thimi Mitko”, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 3,700 qytetarë, rreth 1,000 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, ku në të njëjtën qendër votuan mbi 2,600 persona.

Nga ora 7:00 e mëngjesit, gjithsej 1,999,024 shtetas kanë të drejtë të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur legjislaturën e dhjetë të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 24 subjekte politike me gjithsej 1,180 kandidatë për deputetë. Nga këto, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve, me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend. Pjesa tjetër e subjekteve përfaqëson komunitetet pakicë dhe garon për 20 ulëset e garantuara në Parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pjesëmarrje deri në mesditë tregon një rritje të interesit krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe pasqyron angazhimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?