Zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë, qytetarët kërkojnë ndryshim
Sot më 29 Nëntor, në 76 vjetorin e Çlirimit, po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicë. Kryetari i KQZ-së në veri të Mitrovicës Sllobodan Dimitrijeviq ka konfirmuar për KosovaPress se janë hapur në kohë të gjitha qendrat e votimit.
Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa 23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ka nisur votimi edhe në gjimnazin, “Aleksandër Gjuvani” në Podujevë. Në këtë qendër votimi, interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese ka qenë i madh. Ndërkohë janë shprehur për KosovaPress, se pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve janë për ndryshime.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.
Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.