Zgjidhet me votim të hapur kryetari i ri i Listës Serbe, drejtor spitali në Mitrovicën e Veriut
Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.
Ai u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur të martën në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiç.
Ndërkaq, nkryetarë të rinj të Listës Serbe janë zgjedhur Dragisha Milloviq, zëvendësdrejtor i spitalit në Mitrovicën e Veriut, Igor Zaporozhac, kryetar i Komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik, dhe Dragana Antonijeviç, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës dhe drejtoreshë e Qendrës së Studentëve në Mitrovicën e Veriut.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.
Këto ndryshime në lidershipin e partisë po bëhen pas ngjarjeve në Banjskë afër Zveçanit në veri të Kosovës më 24 shtator, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Pesë ditë më vonë, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, mori përgjegjësinë për këtë sulm dhe dha dorëheqjen nga ajo pozitë. Ai është duke u hetuar, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.
Këto ndryshime pasojnë gatishmërinë e Listës Serbe, të shprehur më 13 tetor, për të marrë pjesë në zgjedhje nën organizimin e institucioneve të Kosovës në komunat në veri, pasi i kishte bojkotuar ato në prill të vitit 2023. Në atë kohë, në katër komuna në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq ishin zgjedhur kryetarë shqiptarë. Rel