Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjidhjet kushtetuese për krizën politike në Kosovë

Kosova E enjte, 7 Maj 2020 16:58
Zgjidhjet kushtetuese për krizën politike në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Gjet Kola*

Partia Vetëvendosje është krijuar para miratimit të Kushtetutës së Kosovës, megjithatë ajo nuk arriti të ketë ndikim sepse Republika e Kosovës nuk u krijua në bazë të parimit të vetëvendosjes si shtet i shumicës shqiptare, por si një shtet i qytetarëve të barabartë ku shumica shqiptare mund të marrë të gjitha vendimet që i interesojnë vendit, por asnjë vendim që prek interesat e popujve të tjerë kushtetues, kur ata nuk janë dakord.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Shteti i Kosovës nuk u krijua në bazë të së drejtës së vetëvendosjes të fituar në Kuvendin e Prizrenit të 10 korrikut 1945 të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, të marrë në bazë të vendimeve të KAҪKJ-së në Jajcë me 29 nëntor 1943. Me vendimin e Kuvendit të Prizrenit, shqiptarët fituan të drejtën e vetëvendosjes baras me popujt e tjerë të federatës, mbasi Kuvendi i Serbisë e miratoi atë vendim njëlloj siç pati miratuar mbreti i Serbisë me dekretin e datës 1 dhjetor 1918, vendimin e kroatëve dhe sllovenëve  për t’u bashkuar me Mbretërinë e  Serbisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ushtria, policia dhe institucionet serbe u larguan nga  Kosova pas bombardimeve të NATO-s më 1999, ndërsa shteti i Kosovës u njoh i pari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve të BE-së, si një rast i veçantë në histori, për të shmangur dhunën ushtarake e policore serbe mbi shumicën shqiptare. Ky qëndrim është reflektuar në preambulën e Kushtetutës së Kosovës ku përdoret ne populli i Kosovës, dhe jo ne populli shqiptar megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën absolute. Në nenin 5 është sanksionuar se gjuhët shqipe e serbe janë gjuhë zyrtare, ndërsa gjuhët turke, boshnjake dhe rome janë gjuhë lokalë. Republika e Kosovës është e para që dialektin boshnjak të serbo-kroatishtes e njeh gjuhe më vete. Se vetëvendosja mbetet aspiratë për popullin shqiptar në Kosovë, është shprehur në pikën 1 të nenit 6 [Simbolet] të Kushtetutës së Kosovës, ku është sanksionuar: “1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.”

Zgjedhësit në Kosovë e votuan Partinë Vetëvendosje dhe kryetarin e saj Albin Kurti për meritën historike se nuk iu bashkua aktit të tradhtisë së shumicës për t’i dhuruar Malit të Zi edhe 82,23 km2 të territorit të Kosovës, kur principata e Malit të Zi në mesin e shekullit XIX shtrihej në një territor prej rreth 2,000 km2 ndërsa pjesën tjetër i ka territore etnike arbënore. Përderisa nuk ka patur consensus për atë akt, dhe për shkak se bie ndesh drejtë për drejtë me pikën 2 të nenit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës se“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”, ai vendim i Kuvendit të Kosovës duhet të verifikohet me referendum popullor. Po kështu zgjedhësit e votuan këtë parti dhe për qëndrimin se do të kushtëzojë heqjen e taksës qind për qind mbi mallrat e importuar nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina me reciprocitet. Si vendimi i Kuvendit për ti dhuruar Malit të Zi nga territoret arbënore-shqiptare edhe  82,23 km2 për shkaqet që parashtrova më lart,  dhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës qind për qind, janë antikushtetues dhe për këtë arsye vendimi për taksën nuk duhet të shfuqizohet por të anulohet. Duke patur parasysh se koha mund të vërtetonte qëndrime të tilla, ligjvënësi në pikën 2 të nenit 81 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka  sanksionuar: “ Asnjëri nga ligjet me interes vital, nuk mund t’i nënshtrohet referendumit.” Pra Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë asnjë të drejtë të miratojnë ligje ose akte nënligjore që cenojnë interesat e serbëve e të myslimanëve në Kosovë, që fjala vjen dëshirojnë ti marrin mallrat nga Serbia e Bosnje Hercegovina dhe të punësojnë bashkë kombasit e vet, jo me akte të tyre por as ti paraqesin në referendum.

Aleanca për krijimin e qeverisë midis Vetvendosjes një parti revolucionare që e kërkon ndryshimin menjëherë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti tradicionale me program të djathtë, pragmatiste dhe oportuniste, ishte një aleancë e vështirë sepse duhesh arritur harmonizimi i dy programeve të ndryshme me këndvështrime të ndryshme politike, si për taksën etj. në funksion të zhvillimit të Kosovës, Por çuditërisht në praktikë Kryeministri Albin Kurti nuk u tregua revolucionar por institucional mbasi u detyrua ta shkarkojë ministrin e LDK-së Agim Veliu vetëm pasi u provokua prej tij me qëndrim kundër programit të qeverisë dhe në mbështetje të idesë së Presidentit Thaçi. Rezultoi se LDK nuk deshi të kuptonte se lidershipin e ka kryeministri, dhe se asnjë ministër i saj nuk mund ti bëjë karshillëk qeverisë, që pastaj të shkojë të mburret në zonën e vet ja unë e kundërshtova kryeministrin, ne në fakt jemi ata që qeverisin, etj..

Për të kuptuar diferencën midis liderit dhe bashkë punëtorëve, edhe ai që nuk ka lexuar asnjë libër politik, mund ta kuptojë duke parë konferencat e shtypit e qëndrimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Zv/Presidenti Mike Pence është zgjedhur me votim të drejtë për drejtë nga votuesit amerikanë bashkë me presidentin Trump, por ai në asnjë rast nuk demonstron në publik qëndrime personale që të venë në dyshim sovranitetin e vendimeve të presidentit. Qëndrimet e liderëve dhe të institucioneve në  Kosovë flasin për mungesë kulture në përgjithësi dhe të kulturës politike në veçanti, por dhe për mosnjohje të traditës historike arbënore.

Kushdo që njeh realitetin mund të jetë plotësisht i bindur se shumica e ministrave në Shqipëri e Kosovë, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot, edhe pse shumica mund të jenë pinjollë të gjyshërve analfabetë, përveç librave shkollorë, nuk i kanë lexuar 330 libra jashtë shkollorë sa ka lexuar Bush në tre vjet.

Kjo pasqyrohet edhe në qëndrimin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi që kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme për pandeminë.

Pyetje shtrohet: Çfarë zgjidhje do të japë tani Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që e shpalli jo kushtetues pas datës 14 prill 2020, vendimin e Qeverisë Kurti për marrjen e masave të jashtë zakonshme për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, bazuar në dy ligje organike, kur të gjithë qeveritë në botë kanë zbatuar prerogativën, duke marr masa të jashtë zakonshme, të pa parashikuara në dispozita eksplicite të kushtetutës, por në frymën e kushtetutës për mbrojtjen e qytetarëve, në një situatë që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori?

A duhej që qeveria të mos vepronte dhe të vdisnin nga Covid -19 një numër shumë më i madh i qytetarëve të Kosovës?

Personalisht nuk e kam patur të qartë pse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk parashikohet krijimi i qeverisë nga partia e renditur e dyta në zgjedhje në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës, kur e para Partia Vetëvendosje nuk do të arrinte të krijonte shumicë qeverisëse, fjala vjen si në Izrael, ku meqenëse, në dy zgjedhje, nuk e siguroi shumicën fituesi i vendit të parë, dy herë presidenti i dha mandatin fituesit të vendit të dytë, për të kaluar në zgjedhje të treta të përgjithshme me qeveri kujdestare.

Pas humbjes së shumicës në votëbesimin e  Qeverisë Kurti, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon pirueta partive politike, institucioneve dhe as Presidentit Hashim Thaçi, por ofron dy rrugë:

Në pikën 5 të nenit 95, ka sanksionuar: “ Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.” Në këtë rast, Presidenti dhe partitë kundërshtare duhet të lusin Kryeministrin Albin Kurti që të japë dorëheqje dhe të realizohet dëshira e kundërshtarëve të tij dhe e komplotistëve të qeverisë, sepse ai vazhdon të qëndrojë kryeministër në detyrë dhe çdo ditë të përballojë me sukses problemet që krijon virusi Covid 19, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish megjithëse ka aleate një shëndetsi me resurse të limituara.

Presidentit Hashim Thaçi, Kushtetuta i jep alternativën tjetër në pikën 2 të nenit 82, se: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.” Kushtetuta është formuluar me qëllimin që Qeveria në veçanti dhe gjithë institucionet e shtetit të Kosovës të mbrojnë interesat e qytetarëve, të japin zgjidhjet më të mira, e të japin llogari para tyre. Në këtë funksion, nga vetë përmbajtja e dispozitës kuptohet se vendi shkon në zgjedhje me qeverinë që ka rënë me mosbesim, në këtë ast me Qeverinë Kurti edhe pse dikujt nuk i pëlqen. Është e drejtë dhe detyrë e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, që në bashkëpunim me Kryeministrin Albin Kurti dhe partitë politike në Kosovë, të përcaktojnë se kur duhen organizuar zgjedhjet pas kalimit të pandemisë që ka shkaktuar për mbarë botën virusi Covid 19, ndërsa Qeveria e Kosovës të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga ky virus, me atë program masash të përcaktuara në vendimin e saj, të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për kohën që do kërkohet të vazhdojnë ato masa pas datës 14 prill.

*Avokat

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.