Zoran Zaev: Kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë një deklaratë të befasishme ndërsa është shprehur se kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, kreu i social-demokratëve ka kritikuar Nikolla Gruevskin për njohjen e shtetit të Kosovës si dhe mbështetjen e përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për antarësimin në UNESCO.
Zaev u shpreh se maqedonasit dhe serbët janë popuj vëllezër me njëri tjetrin. Lideri i social-demokratëve shtoi se ndihej i keqardhur që manastiret serbe kishin rënë në duart e myslimanëve shqiptarë.
“Dëgjuam akuza se Zaev ka pranuar ta padisë Serbinë për gjenocid. Këto akuza vijnë nga një person që pranoi pavarësinë e Kosovës dhe përkrahu përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO. Për mua populli i Serbisë është populli im. Serbët dhe maqedonasit nuk bëjnë dallim nga njëri tjetri. Serbia është vendi i parë që meriton përkrahjen tonë, sepse jemi popuj ortodoksë, të krishterë dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. Gjithashtu, ndihem i keqardhur që manastiret serbe në Kosovë kanë mbetur në duart e myslimanëve shqiptare.”
Deklarata e Zaev nuk është pritur mirë nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit. Reagimi i parë ndaj tij ka ardhur nga lideri i partisë AKR në Kosovë, Behgjet Pacolli.
Ai u shpreh se ka dyshuar gjithmonë mbi pikëpamjet e Zoran Zaev për Kosovën, ndërsa paralajmëron se shqiptarët mund të mbeten të zhgënjyer prej tij.