Zyrtare/ Bisedimet me Serbinë, Thaçi e Mustafa pjesë e takimit në Bruksel

Të martën, më 24 nëntor do të jetë vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim përveç, kryeministrit Isa Mustafa do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili tha se,  në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, do të marrë pjesë edhe presidenti i Thaçi.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa”, tha ai.

Sipas Abrashit, kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrje në Bruksel.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi./Zeri

SHKARKO APP