FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare, nuk ka rinumërim votash në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP) tha se nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

PZAP doli me këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit NISMA-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind. Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.kohajone.com/2019/10/08/perfundon-numerimi-i-votave-te-rregullta-ne-kosove-ja-rezultatet/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?