Home POLITIKE KPK konfirmon...

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Flamur Kapllani

61
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Kapllani dha shpjegime për disa bilance negative për pasurinë dhe për gjetje të konstatuara në denoncimet nga publiku. Për pastërtinë e figurës, ai mori vlerësim pozitiv.

Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit