134 viktima në 10 muaj, rrugët ende vrasin
Rrugët në Shqipëri janë vdekjeprurëse ku në 10 muaj janë 134 jetë të humbura, por që shoferët po sillen shumë në mënyrë të përgjegjshme.
Kështu e sheh situatën drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një raport për periudhën janar-tetor 2022, thekson se përgjatë 9 muajve ka pasur 33% më pak aksidente në krahasim me vitin 2018 për të njëjtën periudhë kohore si edhe më pak humbje jete.
Po ashtu përgjatë kontrolleve të policë rrugore, është vëne re se ka një ndërgjegjësim të drejtuesve të rinj, ata që sapo janë pajisur me patentën e drejtuesit të mjetit, por edhe nga drejtuesit që i përkasin moshës nën 25 vjeç.
Ky është një lajm shumë i mirë duke pasur parasysh se kjo fashë moshe ka qenë gjithnjë ”protagonistë” në pakujdesi që përgjithësisht kanë sjellë aksidente fatale.