19-vjeçari me kallashnikov në makinë, kapet në ”befasi” nga Policia

Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi Policia e Mirditës gjatë një kontrolli rutinë, i gjeti një automatik kallashnikov në makinë. ”Në operacionin e koduar “Befasia”, efektivët ndaluan në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?